Ndahet nga jeta themeluesi i PD, ish-deputeti jep lajmin e trishtë

Politikë
Ndahet nga jeta themeluesi i PD, ish-deputeti jep lajmin e trishtë

Një nga themeluesit e PD dega Fier, Bari Shanaj ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar kreu i PD në Fier, Luan Baçi.

Postimi i ish-deputetit Baçi

Fieri sot humbi qytatarin dhe intelektualin model, Doktor Profesor Inxh Bahri Shanaj.

Demokratet e Fierit dhe Patosit humben demokratin e oreve te para, njeriun qe vuri çdo gje ne dispozicion te demokracise.

Nje nga themeluesit e deges se PD ne Patos dhe me pas, kontributi i tij i çmuar vazhdoi te Partia Demokratike Dega Fier ne menyre te pa nderprere deri ne fund te jetes se tij.

Qytetar nderi i Fierit.

Ish Drejtor i pergjithshem i Albpetrol sh.a.

Ish Prefekt i Vlores dhe nje ser detyrash te tjera te rendesishme te ngarkuara nga qeverisja e Partise Demokratike dhe Kryeministri i Kohes Doktor Profesor Sali Berisha.

Profesor Bahriu ishte i kudo gjendur, afer nesh edhe ne keto vite opozite, pavarsisht moshes dhe mundsive te kufizuara.

Une personalisht shpreh mirenjohjen time te thelle dhe falenderimet me te perzemerta per mbeshtetjen, ndihmen dhe kontributin e ketij burri te shquar, dhe me vlera te veçanta ne keto vite opozite te veshtire

Covidi 19 te largoi nga ne, Doktor Profesor, Inxh Bahri Shanaj, ju late gjurme dhe emer, ne do te kujtojme me respekt dhe vleresim te veçante.

Qofsh i parajses zoteri!

ME TE LEXUARAT