Meta shfaqet në Elbasan Arena me Dukën: Do bëj tifo për çdo gol

Politikë
Meta shfaqet në Elbasan Arena me Dukën: Do bëj tifo për

Shqipëria dhe Kosova po luajnë një ndeshje miqësore pa praninë e tifozëve në Elbasan Arena. Kjo sfidë i paraprin përgatitjeve për sfidat deçizive të tyre në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht se tifozët mungojnë, kjo nuk e ka penguar Presidentin Ilir Meta që të ndjekë sfidën nga tribuna VIP. Ai është shfaqur në praninë e Armando Dukës teksa shkruan se në këtë ndeshje do bëjë tifo për çdo gol, si të Shqipërisë dhe Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meta ka qenë mjaft aktiv në aktivitetet futbollistike të kohëve të fundit duke ndjekur nga afër ndeshjet e kombëtares apo të ekipeve shqiptare.

“Në Elbasan Arena, për të ndjekur vëllazëroren me Dardanët.

Sigurisht që do bëj tifo për çdo gol! “-shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT