Me kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

Aktualitet
Me kokainë dhe kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arretsuar një 27-vjeçari, pasi është kapur me kokainë dhe kanabis në mjetin e tij.

Në pranga ka rënë i riu E. C., banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Dispononte lëndë narkotike të llojit kokainë në automjetin e tij, vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. C., 27 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e Policisë në automjetin e tij, gjetën 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT