Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Lushnjë-Berat, 3 të plagosur
Lajmifundit
/
11 Nëntor 2020, 18:51
Aktualitet

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lushnjë – Berat.
Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti, 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Tre të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Në këtë aksident janë përplasur me njëri – tjetrin 2 automjete.