Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Konflikti me Greqinë, Turqia prezanton anijen që ndryshon “lojën” në Mesdhe

Turqia ka zbuluar anijen e re pa ekuipazh e pajisur me sistemin mbrojtës kundër-raketor me të cilin mund të operoj përmes inteligjencës artificiale.

Kjo anije e re prototip quhet AUSV dhe është pa kapiten e cila do të duhej të luante rol kyç në Mesdhe.

Anija pritet të hyjë në përdorim muajin e ardhshëm, dhe është folur shumë për të në kohën kur mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur tensionet.

AUSV pa kapiten është ndërtuar në fabrikën e anijeve Ares, që konsiderohet prodhuesi më i madh i anijeve ushtarake dhe atyre komerciale në vend.

Ares pretendon që AUSV do të mund të arrijë shpejtësinë prej 65 kilometra në orë, duke theksuar se “do të jetë plotësisht autonome”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet