Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kishin abuzuar me 46 fëmijë, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Australi

Policia në Australi ka shkatërruar një rrjet global trafikantësh që kishin si qëllim abuzimin me fëmijët. Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë arrestuar 14 persona pas një hetimi ndërkombëtar që ka zgjatur disa muaj.

Në fund të operacionit janë arritur që të shpëtohen me shumë se 46 fëmijë që kishin rënë pre e abuzimit. Viktimat dyshohet se iu janë nënshtruan krimeve të ndryshme përfshirë abuzimin seksual dhe forma të tjera të shfrytëzimit.

Hetimi janë zhvilluar në shumë shtete dhe arrestimet janë kryer po ashtu në vende të ndryshme. Sipas raportimeve mësohet se arrestimet janë kryer në SHBA, Evropë, Azi, Kanada dhe Zelandën e Re.

Kjo goditje mendohet se është shkatërrimi i një prej grupeve më të mëdha në Australi. Të gjitha viktimat ishin të moshës deri 15 vjeç, ku shumë prej tyre ishin marrë në një qendër të kujdesit ndaj fëmijëve.

Po ashtu autoritetet bëjnë me dije se rrjeti i trafikanteve përveç shfrytëzimit kishte prodhuar dhe shpërndarë imazhe dhe video në internet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet