Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 49-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndalohet dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Shemsi Haka” u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fation Bushgjokaj, 29 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 23 ditë burgim. Ky shtetas, gjatë tentativës për t’iu larguar shërbimeve të Policisë me mjetin e tij, ka dëmtuar një mjet të ndaluar dhe portën e jashtme të një banese në afërsi të rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet