Ishin kthyer në problem për banorët, arrestohet "skifteri" në Durrës, një tjetër në kërkim

Aktualitet
Ishin kthyer në problem për banorët, arrestohet

Durrës

Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit, kryesisht në zonën e plazhit.

Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhje të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasin:

K. M.,17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Proceduan penalisht në gjendje të lirë (për shkak të moshës), shtetasit A. D., 18 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale"Vjedhja" dhe O. M., 16 vjeç.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 21 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Pas veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në banesat e disa shtetasve, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku kanë vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake.

Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur në ambientet e dy shkollave në lagjen nr. 13, Durrës dhe një banke, sende dhe materiale të ndryshme, në mënyrë të përsëritur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende dhe materiale të ndryshme të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon puna për gjetjen e provave të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT