Humbi $30,000,000 në pesë ditë, bixhozxhiu milioner padit kazinonë

Bota
Humbi $30,000,000 në pesë ditë, bixhozxhiu milioner padit

Një bixhozxhi i pasur që shpenzoi 30 milionë dollarë duke luajtur në ruletë, ka ngritur padi ndaj kazinosë duke pretenduar se stafi kishte premtuar t’i paguante bonuse por nuk e bënë këtë kur ai fitoi.

Biznesmeni kroat Juste Puharic kishte mbaruar 1.5 milionë paundët e tij në tavolinën e ruletës në kazinonë e Mayfair në Londër, dhe doli garant për të marrë 27 milionë të tjera, të cilat i luajti në datat 26 deri në 30 maj 2015.

Por Puharic pretendon se arsyeja e vetme që rrezikoi shumën gjigande ishte sepse u inkurajua të luante nga stafi i kazinosë, që i ofronin kthim të shumave të parave që humbiste, pasi “ishte zgjedhur si lojtar i veçantë, super i pasur”.

Ai thotë se iu dha e drejta për 243,518 paundë me 0.9% komision për bastet e tij, përveç 1,466,056 paundë që kishte fituar gjatë qëndrimit pesë-ditor në kazino.

Por pronarët e klubit e të kompanisë Silverbond Enterprises mohojnë pretendimet duke thënë se ai duhet të paguajë të gjithë shumën.

Avokati i Puharic, Christopher Bamford, tha në gjykatën e lartë në Londër se klienti i tij frekuentonte kazinotë e zonës së Mayfair prej vitit 2002, por është vënë në shënjestër si lojtar i veçantë prej vitit 2015.

Ai shton se stafi drejtues i kazinosë Park Lane Club ‘e tërhiqnin vazhdimisht të luante në sallën e tyre’ duke i ofruar dreka e pije, dhe duke i thënë se aty do të gjente ofertat më të mira të lojës në Mayfair.

Puharic thotë se kazinoja kishte pranuar t’i kthente komision 0.9% për bastet e tij si klient i zgjedhur, ofertë që e bënin dhe klube të tjera bixhozi në zonë.

Por përfaqësuesi i kompanisë Guy Olliff-Cooper, tha se kazino nuk i ka bërë Puharic një ofertë të tillë dhe as nuk e ka zgjedhur si klient të veçantë.

“Ne mund të kemi thënë që do të bëjmë sa mundemi për të qenë kompetitivë që zoti Puharic të ketë oferta si ato që merr në vendet e tjera.

Kazinotë përdorin taktika të ndryshme për të tërhequr klientët, por në rastin e akuzuesit ne nuk e kemi bërë këtë ofertë.”

ME TE LEXUARAT