Greqia ashpërson masat, vendos orën policore 8 orë gjatë natës

Kosovë&Rajon
Greqia ashpërson masat, vendos orën policore 8 orë gjatë

Shifrat e larta dhe shtrimet e pacientëve me COVID-19 në spitale kanë bërë që Greqia të ashpërsojë masat kufizuese.

Pavarësisht se Greqia është tashmë në ”Lock-Down” qeveria ka bërë edhe një kufizim tjetër, kësaj radhe gjatë natës.

Për 8 orë nga 21:00- 05:00 do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve, përveç arsyeve shëndetësore dhe arsye pune.

Lëvizja e qytetarëve në Greqi rregullohet me aplikacion, por gjatë natës disa pika për të cilat lejohet gjatë ditës nuk do të lejohen gjatë natës prandaj edhe ora policore 21:00-05:00 do të jetë më e ashpër.

Madje autoritetet greke kanë paralajmëruar se masat mund të shtyhen përtej fillimit të dhjetorit.

ME TE LEXUARAT