Grabitje si në filma, vidhen 6.5 milionë euro nga një doganë në Gjermani

Bota
Grabitje si në filma, vidhen 6.5 milionë euro nga një doganë

Nga zyra doganore në Duisburg të Gjermanisë, u grabitën 6.5 milionë euro.

Sipas deutscheëelle, hajdutët hapën një vrimë në bodrum dhe nxorën paratë nga zyra doganore.

“Sipas provave që kemi mbledhur, vjedhja ishte planifikuar dhe kryer në mënyrë profesionale”, njoftoi policia.

“Tre autorë deri më tani të panjohur shpuan murin e një dhome për të shkuar në bodrumin e ndërtesës dhe më pas në kasafortë”, shtuan ata.

Dëshmitarët rreth orës 10:45 të mëngjesit, vunë re disa burra të veshur me rroba të errëta, duke ecur nga ndërtesa ku ishin paratë në parkim.

Një dëshmitar tjetër tha se e pa të dyshuarin dhe i bëri një fotografi, të cilat i ka publikuar policia gjermane.

Dogana po ofron një shpërblim prej 100 mijë eurosh për informacionin që do të dërgojë në arrestimin e autorit të krimit ose në gjetjen e parave.

ME TE LEXUARAT