COVID-19 godet kombëtaren e Kosovës, infektohen trajneri Challandes dhe një tjetër

Kosovë&Rajon
COVID-19 godet kombëtaren e Kosovës, infektohen trajneri Challandes

Kosova preket nga COVID-19. FFK ka zbuluar se nga testet e bëra ka dalë pozitiv trajneri Bernard Challandes dhe një pjesëtar tjetër i stafit. Kështu, në përballjen e sotme me Shqipërinë zvicerani do të mungojë dhe Dardanët do i drejtojë Muharrem Sahiti.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë. Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti”, njofton FFK.

ME TE LEXUARAT