Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Caktohet seanca e dytë, kur do të dalë Thaçi para tribunalit të Hagës

Seanca e dytë dëgjimore për ish-Presidentin Hashim Thaçi pritet të mbahet në datën 18 nëntor në orën 11:00.

Njoftimi ka dalë nga Dhomat e specializuara të Hagës. Thaçi akuzohet nga tribunali i Hagës për vrasje dhe trajtim çnjerëzor.

Kjo është seanca e dytë që do të mbahet për ish-Presidentin Thaçi pasi e para u mbajt në 9 nëntor në orën 15:00.

Në atë seancë Thaçi i mohoi të gjitha akuzat që u shfaqën nga Gjykata Speciale e Hagës.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi.

Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.

Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi kanë dalë në senacën e parë të gjykimit dy ditë më parë dhe janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Rexhep Selmi do dalë ditën e sotme në orën 11:00.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet