Biden i kërkon largimin/ Trump nuk ndalet, shkarkon krerët e Pentagonit

Bota
Biden i kërkon largimin/ Trump nuk ndalet, shkarkon krerët e

“Asgjë nuk e ndalon transferimin e pushtetit”, deklaroi një ditë më parë presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, i cili e quajti një “turp” që republikani Donald Trump ende nuk ika pranuar zgjedhjet.

Biden e bëri të qartë se ekipi i tij po vazhdon punën për formimin e një administrate të re që do të nisë funksionimin në Ditën e Inaugurimit, në 20 Janar 2021, sido që të jetë.

Por nga ana e Trumpit jo vetëm nuk ka ende shenjë tërheqjeje, por përkundrazi, presidenti së fundi ka ndërmarrë ndryshime gjithëpërfshirëse në majën e strukturës udhëheqëse civile të Departamentit të Mbrojtjes, duke shkarkuar disa prej zyrtarëve të tij më të lartë e duke i zëvendësuar me persona që perceptohen si besnikë të tij.

Ndryshimet e njoftuara nga Departamenti i Mbrojtjes gati 24 orë pasi Trump pushoi nga puna Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper, i kanë vënë në gjendje alarmi zyrtarë ushtarakë e civilë brenda Pentagonit. Shumë mbështetës të tij, vlerësojnë faktin që Trumpi nuk e coi vendin në një luftë të re gjatë presidencës së tij. ai vetë e akuzoi disa muaj më parë lidershipin ushtrisë amerikane se ka mbetur peng i prodhuesve të armëve.

Duke folur në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, ai pat thënë atëherë se krerët e Pentagonit ndoshta nuk e kishin me shumë qejf, sepse “ata duan vetëm luftëra në mënyrë që t`I lumturojnë të gjitha kompanitë prodhuese të bombave dhe avionëve luftarakë”.

Një raport i marsit të këtij viti nga Institutit i Studimeve te Paqes ne Stokholm, SIPRI, tregonte se tregtia e armëve po lulëzon dhe asnjë vend tjetër nuk eksporton armë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

ME TE LEXUARAT