Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha reagon ndaj qeverisë: Më shumë testime, është çështje për jetë a vdekje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish nga qeveria që të kruhen më shumë teste, të jepet më shumë ndihmë për qytetarët e të ketë më shumë zgjidhje.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se qytetarët meritojnë më shumë dhe plani i propozuar prej tij ofron më shumë zgjidhje dhe rimbursim të plotë të shpenzimeve për personat e prekur.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!”, është ky reagimi i liderit të opozitës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet