Basha publikon videon e qytetares: “Nuk kam marrë asnjë lekë për ilaçet”! Plani ynë ofron rimbursimin e plotë

Politikë
Basha publikon videon e qytetares: “Nuk kam marrë asnjë

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën me një video nga premtimet e kreut të qeverisë Edi Rama për rimbursimin e ilaçeve që pasohet me dëshminë e një të moshuare e cila shprehet se nuk ka marrë asnjë qindarkë për ilaçet.

Basha thotë se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë teste, ndihmë dhe zgjidhje ndërsa shton se plani i PD ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me Covid-19 në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!”, shkruan Basha

https://www.facebook.com/watch/?v=415487042778174

 

ME TE LEXUARAT