Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Akuzat e Trump për manipulim, Georgia rinumëron me dorë votat

Shteti i Georgia-s do të rinumërojë me dorë votat.

Kjo duket si një plotësim ndaj kërkesës së administratës së Trump që nuk pranon humbjen dhe akuzon për manipulim votrash.

Sekretari i Shtetit të Georgia-s Brad Raffensperger siguroi se do të rinumërohet çdo votë dhe votim i ligjshëm.

Tashmë afati që Georgia të nxjerrë rezultatin është 20 nëntori dhe përmbysja e rezultatit në këtë shtet mund të jetë një pikë kthese në përballjen presidenciale.

Biden e fitoi shtetin e Georgia-s që konsiderohej si fushë-betejë dhe shkoi në 290 mandate, teksa nëse e humb bie në 274 vota elektorale, të mjaftueshme sërish për t’u bërë President i 46-të i SHBA.

Gjithsesi diferenca është shumë e gjerë teksa Trump ka vetëm 217 vota elektorale zyrtare, shumë larg fitores.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet