Katër të vdekur nga incidenti në det mes Turqisë dhe Greqisë

Aktualitet
Katër të vdekur nga incidenti në det mes Turqisë dhe

Një incident ka ndodhur në det mes një anije çisternë greke dhe një varke peshkimi turke.

Nga përplasja mes tyre, është fundosur peshkarexha turke. Incidenti ka ndodhur 37 milje larg bregut të qytetit turk Mersin.

Sipas të dhënave të deritanishme, mediat turke dhe ato greke raportojnë për 4 persona që u nxorrën të vdekur.

Ata ishin ekuipazh i peshkarexhës turke. Ndërkohë që nuk dihet numri i saktë i personave që kanë qenë në bord.

Nga ana tjetër, anije çisternë greke kishte në bord 27 anëtarë të ekuipazhit. Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime.

Autoritetet vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Paralelisht kanë nisur edhe hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit në det.

ME TE LEXUARAT