Vetëvrasjet e pacientëve, Bardhi-Ramës: Edhe sa njerëz duhet të vdesin…

Politikë
Vetëvrasjet e pacientëve, Bardhi-Ramës: Edhe sa njerëz duhet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Edi Ramës për vetëvrasjet e pacientëve me COVID-19.

Rama për t’iu përgjigjur opozitës për vetëvrasjet e pacientëve, ka nxjerrë bilancin e Italisë që kishte 71 të vetëvrarë pacientë me COVID-19.

Për Bardhin kjo gjë është noramle vetëm për një hajdut të pashpirt si Rama.

Madje ai thotë se qytetarët po vdesin vetëm sepse Rama refuzon të ndalojë vjedhjen dhe t’i çojë paratë për pajisje mjekësore, shtim të kapaciteteve mjekësore dhe për të ndihmuar qytetarët të blejnë ilaçet e shtrenjta të COVID-19.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Vetëm një hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetarëve.

Edhe sa njerëz duhet të vdesin vetëm e vetëm se ti refuzon të ndalësh vjedhjen dhe ti cosh paratë për paisje mjekësore, për shtim të stafit dhe kapaciteve mjekësore dhe për të ndihmuar qytetarët të blejnë ilaçet e shtrenjta antiCOVID.

ME TE LEXUARAT