Trump nuk tërhiqet: Ne do të fitojmë, sjellim të reja nga java tjetër

Bota
Trump nuk tërhiqet: Ne do të fitojmë, sjellim të reja nga

Presidenti amerikan Donald Trump vijon me postimet në Twitter me anë të të cilave denoncon parregullsi në procesin e numërimit apo të votimit si dhe premton se fitues do të dalin republikanët.

Në një nga postimet ai citon kongresmenin e zgjedhur në Teksasit Ronny Jackson. Ky i fundit, citohet të ketë thënë se vetëm falë Trump, SHBA do të ketë një vaksina nga fundi i këtij viti.

Kurse, në postimin e radhës, Trump shkruan se ekipi i tij po bën një progres të madh se rezultatet do të jenë gati javës që vjen.

Postimet

“Ne do të fitojmë!”

“Po bëjmë progres të madh. Rezultatet do të nisin të dalin nga java tjetër. Do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!”

“Vetëm falë presidentit Trump, ne do të kemi një vaksinë nga fundi i këtij viti,” Ronny Jackson, kongresmenti i zgjedhur i Teksasit.”

ME TE LEXUARAT