Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tiranë/ I infektuar me Covid-19, hidhet nga spitali një tjetër pacient

Raportohet se një pacient është hedhur nga kati i dytë i spitalit në Infektiv. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e pacientit të vetëhedhur në spitalin Infektiv.

Kujtojmë se ky është rasti i katërt i pacientëve që vetë-hidhen nga spitalet Covid. Tre rastet e mëparshme kanë rezultuar fatale për jetën e pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë në vend.

Njoftimi I Policisë

Tiranë/informacion paraprak.

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet