Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studentët kundër mësimit online, ministrja Evis Kushi kthen përgjigjen finale

Rikthimi i studentëve në auditore do të varet nga ecuria e pandemisë së koronavirusit. Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka kthyer përgjigje refuzuese kërkesave të studentëve që kërkojnë ndërthurje të procesit në klasa dhe online. Nga Shkodra, ajo bëri të qartë se Mesatarja për degët e mësuesisë që ka çuar drejt mbylljes disa programe studimi nuk do të ndryshojë.

Mësimi online në universitete ishte një vendim i Komitetit Teknik për muajin e parë, por ende nuk dihet nëse pas këtij afati studentët do të rikthehen apo jo në auditore.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi nga Shkodra se kjo gjë do të vendoset duke parë ecurinë e situatës së pandemisë.

Evis Kushi: Shpresoj shumë që ti kthehemi normalitetit shumë shpejt por këtë nuk mund ta themi që tani. Kjo do të shikohet hap pas hapi.

Kërkesës së rektores, Suzana Golemi, për të riparë çeshtjen e mesatares për degët e Mësuesisë, Ministrja ju përgjigj në formë të prerë se institucioni që drejton i qëndron fort mesatares.

Por për të shmangur rrezikun e mbylljes së këtyre degëve nga numri i ulët i studentëve, ajo ju përgjigj me politikat stimuluese që do të ketë Mësuesia.

Evis Kushi:Nuk mund të lejojmë që ata që shkojnë për Mësuesi të jenë ata që ngelen.

Studentëve ju garantoi vendosmëri për ta zbatuar paktin për universitetin.

Evis Kushi: Është një nga angazhimnet dhe prioritetet krysore të Qeverisë shqiptare.

Vitin 2021 e cilësoi të rëndësishëm për arsimin, sepse buxheti i ri është rritur dhe kap vlerën e 4.51% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet