Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Skena e tmerrit, doktoresha bie në ujërat e mbushur me krokodilë

Dr Nita Kunnumpurath vdiq kur humbi kontrollin e makinës së saj teksa udhëtonte në Luginën e Aligatorëve në Florida, dhe ra në ujërat e mbushur me reptilët e tmerrshëm.

Tentativat e dëshmitarëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.

Doktoresha e re po udhëtonte drejt rezidencës së saj në rrugën me kanalin ujor anash në të cilin notojnë kafshët e etura për gjak.

Një çift që po udhëtonte prapa saj panë aksidentin dhe tentuan të ndihmonin 30 vjeçaren.

Ata arritën ta nxirrnin atë nga uji pa ndjenja teksa disa aligatorë erdhën me nxitim drejt tyre, shkruanin mediat lokale.

Por kur gruaja ulëriti prej kafshëve që afroheshin, burri u detyrua ta linte gruan e plagosur për të shpëtuar veten.

Policia u thirr më pas në vendngjarje dhe nisën të qëllonin ndaj kafshëve që sulmuan gruan në ujë. Por kur trupi i Dr Kunnumpurath u nxorr nga uji, nuk kishte shenja jete.

Gruas së lindur në Indi i bënë shumë homazhe nga rajoni i saj Kerala.

Dr Kunnumpurath po ndiqte studimet post-universitare në Miami dhe ëndërronte të hapte një spital në veri të Kerala.

Babai i saj Thomas Kunnumpurath, emigroi në SHBA pas daljes në pension.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet