Shkrumbohet parku i Qafështamës, vatrat e zjarrit ende aktive

Aktualitet
Shkrumbohet parku i Qafështamës, vatrat e zjarrit ende aktive

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në parkun kombëtar të Qafështamës. Flakët që filluan ditën e shtunë vazhdojnë me intensitet ndërsa deri tani janë djegur rreth 15 hektarë me pyje.

Mësohet se zjarri ka nisur fillimisht nga pjesa e Burrelit ndërsa rrezikojnë edhe lokale dhe bujtina që ndodhet në zonën e mbrojtur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shuarja e flakëve dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve për të mbërritur mjetet zjarrfikëse në vendin ku vatra është aktive.

Në vendin tonë zjarret djegin hektarë të tëra me pyje çdo vit ndërsa shumica e zjarreve janë të qëllimshme dhe për të hapur kullota.

Këtë vit ndonëse jemi në Nëntor ende vazhdon beteja me shuarjen e flakëve për shkak edhe të motit të ngrohtë.

ME TE LEXUARAT