Shifra të frikshme në Kosovë, 5 viktima dhe rreth 600 raste të reja

Kosovë&Rajon
Shifra të frikshme në Kosovë, 5 viktima dhe rreth 600 raste

Kosova ka regjistruar një tjetër bilanc negativ sa i përket numrit të të infektuarve me Koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar pesë viktima dhe 596 raste të reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 1,559 mostrave, ndërsa viktimat janë regjistruar: dy në Gjilan, dy në Prizren dhe një në Suharekë.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive: 295.

Instituti tha se në 24-orëshin paraprak, 136 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 25,388.

Prej tyre, 773 pacientë kanë vdekur dhe 16,362 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 8,253.

ME TE LEXUARAT