"Se duam mbylljen, por...", Manastirliu zbulon çfarë do ndodhë pas 2 dhjetorit

Politikë
"Se duam mbylljen, por...", Manastirliu zbulon çfarë do

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është e ftuar mbrëmjen e sotme në Real Story, ku mes të tjerash ka treguar nëse do të ketë një mbyllje të dytë, pas 2 dhjetorit.

Manastirliu theksoi se situata do të vlerësohet, pasi ky virus ka shumë të panjohura.

“Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka.

Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve.

Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat.

Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave.

Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura. Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave”, tha Manastirliu.

ME TE LEXUARAT