Rama publikoi pamjet nga Infektivi, PD: Pse hidhen pacientët nga dritarja?

Politikë
Rama publikoi pamjet nga Infektivi, PD: Pse hidhen pacientët nga dritarja?

Opozita ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të pamjeve nga vija e zjarrit, në brendinë e spitalit Infektiv Covid 1, ku luftohet për të mbrojtur e shpëtuar jetë.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka disa pyetje për kreun e qeverisë.

“Rama nxorri sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona.

Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend?

Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush.”-shkruan Bardhi.

ME TE LEXUARAT