Rama nxjerr bilancin e vetëvrasjeve në Itali: Opozita një çetë e çakërdisur

Politikë
Rama nxjerr bilancin e vetëvrasjeve në Itali: Opozita një

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur opozitës për pacientët që hidhen apo vetëvriten nga spitalet COVID.

Rama bën krahasimin me italinë për periudhën mars-gusht duke theksuar se në shtetin fqinj janë vetëvrarë 71 persona me COVID-19.

Ai madje ironizon duke theksuar se dhe opozita do kalojë me dimrin bashkë me COVID-19.

Në Shqipëri tre pacientë me COVID-19 janë vetëhedhur nga spitalet dedikuar trajtimit të tyre duke gjetur vdekjen, kurse një rast i katërt u shënua sot tek Infektivi, por që mbeti i plagosur.

STATUSI NGA EDI RAMA

Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!

Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!

ME TE LEXUARAT