Qeveria e Kosovës po diskuton ende rreth masave të reja anti-COVID

Kosovë&Rajon
Qeveria e Kosovës po diskuton ende rreth masave të reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ende është duke diskutuar masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes të pandemisë së koronavirusit, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

Ky insistucion ka filluar diskutimin e këtyre masave nga dita e hënë, kur Ministria e Shëndetësisë ka dërguar propozimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një dokument të siguruar, autoritetet kompetente shëndetësore kanë propozuar një varg masash për parandalimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Komunat e Kosovës, sipas këtij propozimi të Ministrisë së Shëndetësisë, do të ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër, e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Këto masa është propozuar të jenë në fuqi për një periudhë njëjavore. Propozimi i zyrtarëve të kësaj ministrie ka ardhur pas rritjes së numrit të rasteve të prekura me këtë virus në baza ditore në Kosovë.

Vetëm të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar 637 të infektuar me 13 viktima me këtë virus. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 24,792 të infektuar, prej të cilëve 768 kanë vdekur.

ME TE LEXUARAT