Procesi i Berlinit/ Miratohet plani për tregun e përbashkët rajonal

Kosovë&Rajon
Procesi i Berlinit/ Miratohet plani për tregun e përbashkët

Duke sfiduar pandeminë e koronavirusit, në Sofje po zhvillohet në mënyrë virtuale samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Grafiku i rritur i pandemisë në vendet e Europes nuk ka ndikuar në çuarjen përpara të axhendës së Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të kancelares Merkel.

Drejtuesit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe BE-së marrin pjesë në këtë samit on-line duke ndjekur traditën e krijuar me samitet në Vjenë, Paris, Trieste, Londër e Podzdan, që nga fillimi i Procesit të Berlinit në Berlin verën e vitit 2014 për t’i dhënë impulse integrimit europian të Ballkanit Perendimor.

Burime zyrtare thanë se në qendër të punimeve të këtij samiti është miratimi i një plani për të ndjekur dhe vënë në jetë krijimin e komunitetit ekonomik të përbashkët në rajon, nga i cili pritet të përfitojnë bizneset dhe qytetarët e vendeve të tij.

Plani në fjalë ka të bëjë me hapa konkrete si heqja e barrierave tregëtare, bashkërendimi i politikave në investime, njohja e diplomave dhe përvojave profesionale në mënyrë të ndërsjelltë nga vendet e rajonit dhe inkurajim i marrdhënieve tregëtare online. Në kuadër të Samitit të Sofjes, të hënën u zhvillua dhe një takim virtual i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perendimor dhe vendeve te BE-së.

Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, thanë se Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kërkoi që Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia të njohin Republikën e Kosovës, që bashkëpunimi rajonal të realizohet.

Liberalizimi sa më i shpejtë i vizave me Republikën e Kosovës është një tjetër çështje e ngritur nga Shqipëria në takimin në fjalë. “Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Europian”- ka theksuar Cakaj në mediat sociale.

Politika më pranë nevojave të njerëzve

Këtë kërkuan përfaqësuessit e shoqërive civile të BP dhe te BE , që morën pjesë në Forumin e Shoqërisë Cvile, që u zhvilua on- line të hënën, (9.11) dhe i parapriu Samtit të së martës (10.11) në Sofje. Pjesëmarrësit u përqëndruan në diskutimet për prioritetet e Procesit të Berlinit në kushtet aktuale në tri fusha kryesore: politikën e jashtme, mjedisin, dhe energjisë, të para në këndvështrimin e zhvillimeve gjeo - strategjike në rajon, përpjekjeve të Kinës dhe Turqisë për të rritur ndikimin e tyre në BP. Pjesëmarrësit argumentuan domosdoshmërinë e rritjes së e bashkëpunimit mes qeverive të BP dhe shoqërive civile.

ME TE LEXUARAT