Ping-pongu i replikave, Meta-Ramës: Mos i fshihni të dhënat për COVID-19

Politikë
Ping-pongu i replikave, Meta-Ramës: Mos i fshihni të dhënat

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama për krizën e pandemisë.

Meta i thotë Ramës se nuk ka plan dhe as strategji por vetëm propagandë. Ai kërkon nga autoritetet ë mos fshehin të dhënat nga COVID-19 dhe të lihen mënjanë justifikimet e batutat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu Presidenti i thotë me ironi Ramës se si nuk u lodh 8 vite duke vjedhur me koncesione e PPP.

Replikat mes kryeministrit e presidentit filluan pasi ky i fundit kërkoi nga qeveria dhe autoritetet disa masa ndaj COVID-19 për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, por Rama iu kthye ashpër se ai bashkë me Bashën e Kryemadhin i kanë varur shpresat tek katastrofa shëndetësore.

STATUSI NGA ILIR META

Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë!

Çdo ditë po humbin jetën qytetarë!

Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm!

Ku e ke shëndetësinë falas?

Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19?

Pse nuk i shton testimet?

Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor?

Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!”

Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi!

Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!

Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP?

Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie!

Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët!

MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!

ME TE LEXUARAT