Përballja me vetingun, jep dorëheqjen zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Skënder Doda

Aktualitet
Përballja me vetingun, jep dorëheqjen zyrtari i lartë i

Rikthehen vendimet në radhët e vettingut në polici.

Subjekti i radhës i cili merret vendim nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Skënder Doda. Fillimisht Doda i ka paraqitur dorëheqjen Ardi Veliut, ndërsa më vonë përmes një kërkese drejtuar Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ka kërkuar ndërprerjen e procesit të hetimit ndaj tij në kuadër të vettingut.

Skënder Doda është zyrtari i katërt i Policisë së Shtetit, i cili jep dorëheqjen nga detyra dhe si rrjedhoj i ndërpritet procesi i hetimit për vettingun.

Më herët kanë dhënë dorëheqjen Ernest Dimashi, Xhevahir Çeloaliaj dhe Arsen Sinamataj.

Nga vettingu në Polici janë përjashtuar edhe katër zyrtarë të tjerë, Oltion Shehu, Edmond Papa, Arben Frashëri dhe Besim Shabani.

Ndërkohë janë konfirmuar në detyrë 21 drejtues policie.

ME TE LEXUARAT