Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pacienti u hodh nga kati i 3 i Infektivit, QSUT tregon se si është gjendja e 69-vjeçarit

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot tek spitali Infektiv, ku një pacient me koronavirus u hodh nga kati i 3 i godinës, vjen një reagim nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmes një komunikate për mediat, QSUT sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.

Sipas QSUT-së, pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç, aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

“Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor!

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet në reagimin e QSUT-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet