Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Organizoi festa në lokal kundër rregullave të COVID, procedohet penalisht pronari në Krujë

Një pronar lokali në Krujë është proceduar penalisht pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar festa në lokalin e tij.

Është proceduar penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasin F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Ky shtetas, pronar i një subjekti në Derven, Krujë, është konstatuar duke organizuar festa familjare në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë”, thotë policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet