Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Nuk e kemi fshehur vaksinën”, Pfizer mohon akuzat e Donald Trumpit

CEO i gjigantit të ilaçeve, Pfizer ka mohuar pretendimet e presidentit, Donald Trump, i cili ka akuzuar kompaninë se ka pritur që vaksinën ta nxjerrë në treg pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Duke folur për CNN-in, Albert Bourla tha se kishte mësuar vetëm ditën e djeshme për rezultatin e vaksinës, e cila tregon se mund të jetë efektive 90 për qind kundër koronavirusit, raporton bbc.

Kjo nuk e ndaloi Trumpin, djalin e tij, Don Jr dhe komentatorë të tjerë konservatorë të pretendonin se kishte një komplot për të goditur presidentin në kutitë e votimit.

Trump pohoi se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe partia demokratike vonuan njoftimin e rezultatit, por në të vërtetë, asnjëri nuk kishte ndonjë kontroll mbi kohën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet