Ndihma për naftëtarët, vjen reagimi i parë nga PD, Alibeaj nxjerr videon: Dëgjojeni si tallet Rama me bukën e shqiptarëve

Politikë
Ndihma për naftëtarët, vjen reagimi i parë nga PD, Alibeaj

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, reagon pas marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe naftëtarëve, ku këta të fundit do të marrin mbështetje financiare.

Teksa publikon një video në ‘Facebook’, Alibeaj thekson se historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën, ndërsa shton se ai di vetëm të gënjejë.

Reagimi i Alibeajt:

Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën. Edi Rama di vetëm të gënjejë! Një gënjeshtër sot, një gënjështër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. “U mbars mali e polli një mi” – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet.

Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojës të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson. Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari.?

ME TE LEXUARAT