Meta i kthehet Ramës: Jetët e humbura po shtohen, mjaft me tendera sekrete

Politikë
Meta i kthehet Ramës: Jetët e humbura po shtohen, mjaft me tendera

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit në drejtim të tij, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe liderëve të tjerë opozitarë.

Meta shprehet se jetët e humbura po shtohen përditë, ndërsa shton se qeveria duhet të ndalë njëherë e mirë tenderat sekretë për oligarkët dhe PPP-të.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!

Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!

Shto testimet!

Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!

Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!

A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?

A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?

Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!

ME TE LEXUARAT