Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Maqedonia do ta marrë vaksinën antiCOVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm

“Pritjet janë që vaksinën kundër coronavirusit, Maqedonia e Veriut ta marrë në muajt e parë të vitit të ardhshëm”.

Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se sipas dinamikës së tanishme, vaksina duhet të arrijnë në muajt janar-shkurt.

Sa i përket mënyrës së sigurimit të vaksinës, Filipçe tha se ajo është e mundur nëpërmjet mekanizmit KOVAKS. Filipçe tha se ofertë për blerjen e vaksinës ka edhe nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis dhe ambasadori i Polonisë në Maqedoni.

“Besoj se do të miratohet sipas procedurës së ashtuquajtur urgjente dhe diku pas vitit të ri, ashtu janë pritjet, kompanitë do të marrin leje dhe dy vaksinat do të distribuohen. Ne e presim nëpërmjet mekanizmit KOVAKS. Ne kemi nënshkruar marrëveshje, Qeveria e ka miratuar dhe është siguruar buxheti”, tha Filipçe.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet