Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Luftimet e përgjakshme dhe viktimat e COVID, Armenia mes dy frontesh

Emma Mkrtchyan një grua 83-vjeçare nga Armenia vdiq në shtëpi pas simptomave të rënda nga koronavirusi.

Megjithëse nivelet e oksigjenit në gjak i kishte në nivelin e normales, ambulanca e thirrur nga familja e saj, refuzoi ta çonte në spital.

“Edhe sikur ta kishin dërguar në spital, nuk do të kishte pasur vend të lirë për t’u trajtuar”, u shpreh për Reuters nusja e saj, Gayne Mkrtchyan

Sistemi i kujdesit shëndetësor i Armenisë është tmerrësisht i rënduar, derisa vendi merret me shpërthimin e pandemisë së coronavirusit si dhe me një fluks refugjatësh dhe ushtarësh të plagosur në Nagorni-Karabak, për shkak të luftimeve të përgjakshme.

Luftimet e reja të ashpra midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e diskutueshëm, filluan më 27 shtator të këtij viti, derisa së fundmi u arrit një armëpushim mes të dyja palëve për t’i dhënë fund këtij konflikti.

Mirëpo, zyrtarët e kujdesit shëndetësor thonë se Armenia duhet të përballet me një luftë tjetër.
Armenia së fundmi është përballur me rritje të rasteve të reja nga virusi vdekjeprurës, rritjet këto që vlerësohen të jenë dukshëm më të larta se sa në fillim të pranverës, kur edhe shpërtheu pandemia.

Në të gjithë vendin, vetëm pesë shtretër të kujdesit intensiv ishin në dispozicion për pacientët me COVID-19 që nga e premtja, tha një zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë.

“Mjekët tanë, si dhe e gjithë Armenia, po përballen me një luftë me dy fronte”, tha Nune Bakunts, zëvendës drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Armeni.
“Armiku është një njërën anë dhe coronavirusi është në anën tjetër”, shtoi ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet