Lotaria Amerikane, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet
Lotaria Amerikane, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Ditën e sotme mbyllet regjistrimi në programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2022.

Lajmin e ka njoftuar Ambasada Amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2022 mbyllet SOT, 10 nëntor, në orën 18:00 (me orën shqiptare)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Gjatë gjithë kësaj periudhe 2 mujore, Ambasada amerikane ka ndarë këshilla me aplikuesit duke i sqaruar çdo situatë me të cilën mund të përballeshin, dhe që e cila mund t’i skualifikonte.

ME TE LEXUARAT