Koronavirusi troket në shkolla, vetëm në Korçë 50 mësues të infektuar

Aktualitet
Koronavirusi troket në shkolla, vetëm në Korçë 50

Rastet me COVID-19 në qarkun e Korçës janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, por në rastet aktivë ajo çfarë vihet re është se numri i mësuesve të infektuar kap një shifër të lartë.

Vetëm në Bashkinë e Korçës numërohen 50 mësues aktivë ndërsa po i njëjti numër qëndron edhe në qytetet e tjera të qarkut të Korçës.

Duke ndjekur protokollin, të gjithë mësuesit që kanë pasur simptoma të Covid janë karantinuar fillimisht e më pas pasi kanë dalë pozitiv me COVID, është bërë i mundur edhe zëvendësimi i tyre nga mësues të portalit.

Ndërkohë përsa i përket nxënësve janë 8 nxënës të infektuar me Covid 19 në Pogradec, konfirmon DSHP, po ashtu mendohet të jenë mbi 20 nxënës në Korçë, të cilët nuk janë duke shkuar në shkollë.

Vetëm pak ditë më parë bashkia e Korçës bëri thirrje për mësues vullnetarë.

ME TE LEXUARAT