Koreja e Jugut nën kërcënimin e gripit të shpendëve, merren masa drastike

Bota
Koreja e Jugut nën kërcënimin e gripit të shpendëve,

Ministria e Bujqësisë e Koresë së Jugut njoftoi të martën se një lloj patogjen i virusit të gripit të shpendëve “H5N8” është konfirmuar në mostrat e shpendëve të egër dhe lëshoi një paralajmërim të gripit të shpendëve.

Virusi u zbulua në mostrat e shpendëve të egër të mbledhur javën e kaluar në Cheonan-si, provinca Chungcheongnam-do, rreth 80 kilometra në perëndim të kryeqytetit Seul, njoftoi ministria.

Ministria tha se kishte rritur masat e parandalimit dhe lëshoi një paralajmërim për shkak të gripit shumë patogjen të zogjve dhe rritjes së rreziqeve të përhapjes së virusit.

“Kjo është një situatë serioze sepse virusi mund të arrijë në fermë nga zogjtë shtegtarë në mënyra të ndryshme,” tha Ministri i Bujqësisë, Kim Hyeon-soo, duke bërë thirrje për zbatimin e plotë të masave të karantinës së fermave, të tillam si dezinfektimi ditor i oborrit.

Ndërkohë, pas një shpërthimi të veçantë të gripit të shpendëve të martën në Holandë, zyrtarët shëndetësorë urdhëruan therjen e pulave.

Autoritetet në shtetin verior gjerman të Schleswig-Holstein të martën urdhëruan që të gjithë pulat të mbaheshin në shtëpi pas zbulimit të gripit të shpendëve në dy ferma në rajon, raporton yahoonews.

Sëmundja po përhapet me shpejtësi midis zogjve të egër në shtetin federal, paralajmëroi ministria, dhe autoritetet aktualisht po hetojnë shkakun e vdekjes së më shumë se tremijë zogjve.

Mbretëria e Bashkuar ka urdhëruar shkatërrimin e 13 mijë pulave në një fermë në veri-perëndim të Anglisë pasi zbuloi raste të infeksionit.

ME TE LEXUARAT