Kolegji 'Turgut Ozal' kallëzon në Prokurori Policinë e Shtetit: Na bastisën zyrat me forcë, pa një vendim Gjykate

Aktualitet
Kolegji 'Turgut Ozal' kallëzon në Prokurori Policinë e

Avokati i kolegjit 'Turgut Ozal' ka mbërritur në Prokurorinë për të depozituar kallëzim penal për Policinë e Shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ka ndodhur disa kontrolle që ne i gjykojmë si të kundërligjshme, kemi adresuar kallëzimin penal. Kemi kallëzuar rreth 12 persona, ka ndodhur një kontroll pa patur një mandat, vendim prokuroria apo gjykate.

Ka pasur një kontroll të Tatimeve që ka kryes konstatimet e saj dhe e ka nxjerrë që është një nga shoqëritë më serioze, çdo aludimi që mund të jetë, nuk di të ketë një procedim penal, pra që subjektet të jenë vënë në hetim, kontrolli ka konstatuar që kjo shoqëri zbatuar rregull.

Kanë hyrë me forcë, kanë bastisur, kanë marrë me forcë faturat tatimore, libër shitjeje, amza nxënësit, kontrata me prindërit dhe nxënësit", tha avokati.

ME TE LEXUARAT