“Kemi porositur teste të shpejta”, Manastirliu: Gjithçka bëhet me urdhër të specialistëve, komunikoni me mjekun e familjes

Politikë
“Kemi porositur teste të shpejta”, Manastirliu: Gjithçka

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një komunikimi për gazetarët, tha se ministria që ajo drejton ka porositur teste të shpejta për Covid-19.

Manatirliu thekson se gjithçka po bëhet me ndihmën e specialistëve, ndërsa tha se është shtuar edhe numri i epidemiologëve.

“Duhet komunikuar me mjekun e familjes. Mjeku i familjes është i rëndësishëm. Vetëm me transparencë dhe bashkëpunim mund të bëjmë më të mirën për veten. Kemi bërë teste më shumë.

Kemi porositur teste të shpjeta. Çdokush që ka pasur kontakt me dikë që është me Covid-19, duhet të izolohet automatikisht. Gjithçka bëhet me urdhër të specialistëve. Ne po shtojmë edhe epidemiologët”, tha Manastirliu.

ME TE LEXUARAT