Karantina e pjesshme, Manastirliu: Do të kemi një vjeshtë-dimër sfiduese, respektoni rregullat

Aktualitet
Karantina e pjesshme, Manastirliu: Do të kemi një

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sqaroi në një komunikim për media qytetarët për masat anti-Covid, që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme, ku është rikthyer ora policore nga ora 22:00 deri më 06:00.

Në fjalën e saj, Manastirliu tha se periudha vjeshtë-dimër do të jetë sfiduese për sistemin shëndetësor, ndaj dhe të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duhet të kontribuojmë të gjithë bashkë për të përballuar këtë situatë të pazakontë, duke mbështetur armatën tonë, mjekët e infermierët. Kam një thirrje serioze për ata që kërkojnë të shtrembërojnë realitetin. Kujt i shërben shtrembërimi i realitetit? Ky realitet nuk është ashtu sic e tregon opozita. A shihni në vendet e tjera të bëhen thirrje nga politikanët që të mos besojnë te mjekët. A mendoni se mjekët meritojnë denigrimin? Nuk duhet shfrytëzuar kjo situatë për të fituar ndonjë pikë. Puna jonë nuk ka ndalur për asnjë moment në këto 8 muaj të gjatë. Jemi përgatitur për të përballuar vjeshtë-dimër, duke forcuar kapacitetet në të gjithë sistemin shëndetësor, në pritje të numrit të rasteve, që e dinim se do të rriteshin. Kemi gati edhe spitalet rajonale, sipas skenarëve, që i kemi bërë të ditur, për t’u përfshirë në trajtimin e rasteve me Covid-19, në momentin që do të ketë ezaurim të kapaciteteve të 4 strukturave të dedikuara për trajtimin e rasteve të pacientëve me Covid-19. Mjekët e familjes janë të gjithë të angazhuar dhe po ndjekin mbi 15 mijë qytetarë, gjatë kësaj periudhe, që kanë marrë shërbime e konsulta nga këta mjekë.

Në spitale po trajtohen 360 pacientë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe infermierëve në 3 spitalet Covid, ku nuk mungon as kujdesi, as terapitë, as pajisjet. Të gjitha janë të siguruara falë një përgatitjeje sistematike përgjatë gjithë periudhës së kësaj pandemie, pikërisht për të përballuar një situatë të pritshme nga sezoni i vjeshtë-dimër. Kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm në spitale, por fitohet cdo ditë me gjeste të përgjegjshme të cdo qytetari. Për të frenuar përhapjen e epidemisë dje ka pasur një komunikim për masat nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Këto janë masa të një niveli me një intensitet mesatar. Qytetarët presin të dinë cfarë do të ndodhë në vijim. Një gjë dihet me siguri, që kjo është një situatë e një pandemie që na ka ballafaquar me shumë pikëpyetje, që ka ende shumë të panjohura. Edhe periudha vjeshtë-dimër do të jetë sfiduese për gjithë sistemin shëndetësor, por edhe sfiduese në raport me të gjitha sistemet shëndetësore në gjithë botën, por thelbësore mbetet zbatimi i rregullave të vendosura nga autoritetet shtetërore. Sot dalin dhe dy urdhrat për marrjen e këtyre masave, duke filluar nga ora 22:00 e ditës së nesërme”, tha ministrja Manastirliu.

ME TE LEXUARAT