Humbi kontrollin e motorit, aksidentohet 33-vjeçari. Dërgohet në spital
Lajmifundit
/
10 Nëntor 2020, 20:17
Aktualitet

Një 33-vjeçar është aksidentuar rreth orës 19:35 me motorin e tij. Sipas policisë i riu ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.
"Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.
Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.