Gjykata Administrative e Apelit del kundër KED, rikthen në garë Zhaklina Peton

Aktualitet
Gjykata Administrative e Apelit del kundër KED, rikthen në garë

Gjykata Administrative e Apelit rikthehu në garë për në Gjykatën Kushtetuese kandidaten që u skualifikua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Zhaklina Peto.

Vendimi u mor me shumicë votash nga anëtarët, duke prishur vendimin e KED të datës 5 qershor, ku iu ndalua kandidimi Petos me pretendimin se nuk plotësonte kushtet ligjore.

Sipas vendimit të Apelit, KED duhet të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e saj.

Të premten Apeli Administrativ rrëzoi vendimin e KED për ndalim kandidimi për Eugen Papandilen.

ME TE LEXUARAT