Erdoğan përgëzon presidentin azerbajxhanas për fitoren në Malësinë e Karabakut

Bota
Erdoğan përgëzon presidentin azerbajxhanas për fitoren në

Baku- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan uroi presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev për fitoren e arritur në Malësinë e Karabakut.

Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Erdoğan dhe Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike ku liderët kanë përgëzuar njëri-tjetrin me rastin e fitores së shndritshme të Azerbajxhanit në Karabak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aliyev shprehu edhe një herë falënderimet e tij ndaj Erdoğan-it dhe popullit turk për mbështetjen politike dhe shpirtëtore që kanë i kanë dhënë Azerbajaxhanit në periudhën e luftës.

Po ashtu edhe Erdoğan i shprehu falënderime Aliyev-it për mirëpritjen e mbështetjes së vendit të tij me një vlerësim të lartë.

Liderët vunë theksin se Turqia dhe Azerbajxhani miq dhe vëllezër do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Më tej theksohet se liderët pasi kanë biseduar edhe për qendrën e forcave të paqes turko-ruse që do të formohet për të kontrolluar armëpushimin në Malësinë e Karabakut, shprehën besimin se kjo qendër do të kontribuojë për sigurimin e paqes së përhershme në rajon.

 

ME TE LEXUARAT