Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-i/ PD: Shëndetësia në kolaps, qeveria bën vetëm propagandë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se shëndetësia shqiptare është futur në kolaps.

Spahia thekson se qeveria është pa plan e pa strategji për të përballuar Covid-19, ndërsa shprehet se vazhdon të bëhet vetëm propagandë e video farsë.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Bardh Spahia:

SHENDETESIA NE KOLAPS: QEVERIA PA PLAN AS STRATEGJI, VETEM PROPAGANDE E VIDEO FARSE!!!!

Asnjë plan, asnjë strategji, as edhe një shifër e afat konkret për të përballuar kolapsin ku e kanë zhytur shëndetësinë, si në asnjë vend të botës!

Ministrja Manastirliu foli e foli por asgjë konkrete përvec moralizimit, si të ishte inspektore e shëndetit publik e jo ministre, që ka detyrimin të menaxhojë një situatë që I ka dalë krejt jashtë kontrollit.

Ogerta, nuk është detyra jote të bësh moralisten e maskave, sepse shteti ka struktura enkas për këtë!

As fajësimi i opozitës se denoncon realitetin, nuk është punë zonja ministre, por shmangie meskine nga përgjegjësia për këtë situatë!

– Pse të sëmurët ngelen nëpër autoambulanca, kur i paskeni kapacitetet?

– Covid 3 do mbetet hotel, me vetëm shtretër apo do kthehet së shpejti në spital Covid I pajisur sic duhet? Pamjet e “hotelit”, i keni servirur vetë, me kamerën e ERTV!!!!

– Pse personat në nevojë nuk marrin tampon kur u duhet, por humbin jetën në pritje që ai të mbërrijë?

– Sa është numri I testeve të shpejta që keni siguruar si dhe procedura me të cilën janë siguruar dhe kur do nisin të kryhen, sepse keni javë që i propagandoni me fjalë?

– Pse nuk u krijoni kushtet personelit shëndetësor që me zë e figurë nëpër studio televizive po pranojnë se kanë mungesa të theksuara në staf e pajisje? Pse vazhdoni ta injoroni si problem?

– Pse nuk hapni spitalet rajonale që të lehtësoni edhe peshën e mjekëve në Tiranë?

– Pse heshtni kur shihni se si shqiptarët po sforcohen përtej cdo limiti për të përballuar nga xhepi i tyre trajtimin e kushtueshëm anti-covid-19 në shtëpi?

Ky realitet znj.ministre, që nuk e denoncon vetëm opozita, por edhe mediat me zë e figurë e prandaj jeni detyruar të thyeni traditën e errësirës e po shfaqeni para tyre me video të parapërgatitura, nuk ekziston në asnjë vend të botës.

Padyshim që pandemia ka sprovuar edhe vende të fuqishme, por askund shteti nuk injoron kaq hapur shëndetin dhe jetën e qytetarëve të vet.

Pse nuk arrini të thoni se sa është shifra e akorduar nga qeveria për përballimin e epidemisë në këtë periudhë? Po ta kishit, pa dyshim që do e kishit përsëritur pa pushim!!!!

Fakt është se po prodhoni vetëm propagandë, vetëm video që shfaqin realitet të gënjeshtërt edhe pse kjo sjellje e papërgjegjshme kushton cdo ditë jetë shqiptarësh!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet