Buxheti 2021 për ministrinë e Drejtësisë, Gjonaj: Ka pësuar rritje me 427 milionë lekë krahasuar me 2020

Politikë
Buxheti 2021 për ministrinë e Drejtësisë, Gjonaj: Ka

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjona në komisionin Ekonomisë ka deklaruar se buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në total i parashikuar si për aparatin e MD dhe për institucionet e varësisë për vitin 2021 është planifikuar në shifrën 11 miliardë e 273 milionë ë e 700 mijë lekë.

Ky buxhet ka pësuar një rritje me 427 milionë ë e 300 mijë lekë ose 3.94 % më shumë kundrejt buxhetit të vitit 2020.

"Për sa i përket Minsitrisë së Drejtësisë buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në total i parashikuar si për aparatin e MD dhe për insittiucionet e varësisë për vitin 2021 është planifikuar në shifrën 11 miliardë e 273 milionë ë e 700 mijë lekë.

Ky buxhet ka pësuar një rritje me 427 milionë ë e 300 mijë lekë ose 3.94 % më shumë kundrejt buxhetit të vitit 2020. Kjo rritje është parashikuar kryesisht për shpenzime korrente (pjesa më e madhe për paga, sigurime, mallra dhe sigurime, transferta etj.

3. Për herë të pare Ndihma Juridike Online 2020 me bështetjen e Soros në vlerën e 14220 dollarëve. Platforma on-line u mundësua si një platformë online e dedikuar shërbimeve ligjore falas si dhe vendosja në dispozicion i numrit të gjelbër 08001010 ku janë trajtuar deri më tani 1021 raste të ndihmës juridike.

4. Mbështetja e hapjes së qendrave të ndihmës juridike parësore falas në 7 qytete dhe projeksioni për hapjen në disa qytete të tjera nga UNDP me vlerën e 100 mijë Eurove i solli 0 lekë shpenzime buxhetit të shtetit dhe asnjë detyrim për vitin 2021.

5. Për herë të parë mundësohet në këtë vit falë një qendre trajnimi të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të gjithë stafin, ku më pas ky model do të ndiqet në cdo IEVP. Ndërtimi i kësaj qendre dhe rikonstruksioni i DPB arrin vlerën e 42 milionë lekëve.

6.U përfundua sistemi upgrade për gjenerimin on line të gjendjes gjyqësore duke realizuar gjatë këtij viti 69549 kërkesa online, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve në vlerën prej 31.3 milion lekë.

7.Për herë të parë kemi trajtimin dinjitoz i punonjësve të policisë së burgjeve me pajisjen e tyre me uniforma ku u akorduan 33 milionë lekë për pajisjen e tyre dhe vijon puna duke paraqitur parashikimin për këtë vit kërkesën shtesë për UNIFORMAT. në vlerën 190 milionë lekë.

8 Kemi rritur pagat me 7% te punonjësve të policisë së burgjeve dheështë projektuar rritja për vitin 2021 e në vijim.

9. Kemi rialokuar fondet për realizimin e projektit të Pojskës, qendra për vuajtjen e dënimit të të moshuarve i cili do të bëhet funksional në shtatotr 2021", tha Gjonaj.

ME TE LEXUARAT